Monday, April 29, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-DITA BUZËQESHJEN TËNDE PËRCJELL

Brixhilda Dede-DITA BUZËQESHJEN TËNDE PËRCJELL

Dola të shëtis qytetin e shndritshëm.
Dhimbjen të lë diku në një cep.
Rrezet e diellit më sollën ca kujtime,
Fotografia jote në xhep, më flet.

Më lejo të të përkëdhel mendimin.
Frymë nga ëndrrat e tua të marr.
Të prek ajrit buzëqeshjen tënde.
Qetësinë, të të prish sadopak.

Shi lotësh shpirtin më mbyt.
Nëse je zanë, bëhu njeri, folëmë dritë.
Kur diçka e jotja qenien time prek.
Vdekja, vjedh gojë e flet.

Kujtimi yt, mall i panxjerrë.
Herë hënë me yje.
Herë ylber.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT