NË LIVADHE TË FSHATIT
Në livadhe të fshatit
bari ka gjelbëruar
u ula në një skaj
kënaqesha duke i shikuar.
Një turrec këndonte
dallëndyshet silleshin vërdallë,
bilbili cicëronte hareshëm
më dukej sikur në përrallë.
Isha shumë i lumtur
zemra m’bëhej mal,
kur shikoja bujqit
kudo kishin dalë.
Ata punonin me vullnet
me makina e traktorë ,
dita u dukej e shkurtër
punonin edhe nga 10 orë.
Livadhet e mbushura me bar
e presin një kostar,
çdo gjë dukej bukur këtë ditë
mendoja dhe kënaqesha në bar.
Bëra disa fotografi
që do të mbesin kujtim,
për këtë ditë të lumtur
në livadhet e vendit tim.
Atje kah fundi i livadheve
lumi Sitnica gjarpëron
ia shton bukurinë natyrës
edhe pse nganjëherë vërshon.