Saturday, July 27, 2024
BallinaLajme44-vjeçari i dehur sulmon policin e trafikut që ia kërkoi dokumentet, arrestohet...

44-vjeçari i dehur sulmon policin e trafikut që ia kërkoi dokumentet, arrestohet dhe më pas lirohet

Një 44-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një polic.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari refuzoi ta prezantojë dokumentacionin që iu kërkua nga Policia.

Përveç refuzimit, i dyshuari u kap me policët, të cilët i ka paralajmëruar se “50 njerez i bi, kush jeni ju” – dhe më pas ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar njërin prej tyre.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe i njëjti është liruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT