Thursday, June 13, 2024
BallinaLajmeE rëndë në Prizren: Një 18-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet...

E rëndë në Prizren: Një 18-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një 18-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Të njejtat theksojnë se tani gjendja e viktimës është stabile.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT