Drandofille
Drandofille kuq si gjaku
Mrekulli çil në kopshtin tëm
Drin e det i djeg maraku
Me ta ndi aromën në gëmb.
Fluturove në dhena tjera
Hane e diell vetëm ke lanë
Se pa ty n’varfëri pranvera
Yjet në qiell vedin kanë ranë.
Porsa mali peshon malli
Ngat me të pas prapë ty
Nuk do të vdes për së gjalli
Pa ti pa të bukurit sy.