Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -KUPA E FUÇIA

Kumrie Avdyl Shala -KUPA E FUÇIA

KUPA E FUÇIA

Kupat do i zbrazim tek fuçia,
Do i mbushim me ndjenja dashurie,
Edhe atëherë kur na mbulon merzia,
Do të jem pranë teje lotët të t´i fshija.
Edhe nëse ulkonjat sillen verdallë,
Ne do bëjnë sehir sikur në perrallë.
Kurrë nuk do lejojmë
kupat të na i helmojnë
as nëse ato rrënjë lëshojnë.
Me sepatë, një nga një, do i coptojmë.
Mos ke frikë o dritë
Se hendeqet bashkë i përballojmë.
Edhe nëse zvarriten e me thonj të grrithen,
Nga beteja dhe e drejta nuk do terhiqem,
Kupat do i mbushim me plotë dashuri,
Do i cakrrojmë gotat me gaz e lumturi,
E vetëm gëzim të kemi edhe unë, edhe ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT