Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -XHEVË E FEHMI LLADROVCIT

Murtez Asllani -XHEVË E FEHMI LLADROVCIT

XHEVË E FEHMI LLADROVCIT

Kur nisi lufta
ata iu bashkuan,
bashkë me UÇK-në
për atdhe luftuan.

Të dytë së bashku
s’u frikësuan fare,
bashkë me djemtë tjerë
dolën nëpër male.

Pushka me fishekë
fort u kishte hije
të dytë u shpallën
dëshmorë lirie.

Në zemër të Drenicës
dy trima luftuan,
Xheva dhe Fehmiu
si trima qëndruan.

Si Shota me Azemin
ata dy luftuan,
u shkruan në histori
mbetën të paharruar.

Syrin e kishin pishë
zemrën si çeliku,
nuk i frikësoi
as arma armikut.

Të dytë dorë për dore
dhe duke kënduar,
bijtë e Drenicës
gjallë s’u dorëzuan.

Me shumë respekt
ne i kujtojmë
Xhevën dhe Fehmiun
heronjë t’luftës sonë.

Vdiqën trimat
siç kishin premtuar
së bashku do t’vdesim
së bashku luftuan.

Sot dëshmorë të luftës
Xheva me burrë t’vet,
populli i Kosovës
i kujtojmë përjetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT