Saturday, July 27, 2024
BallinaShowbizLlesh Ndoj-Do vij

Llesh Ndoj-Do vij

Do vij

Me erën do të vij
lehtë të t’ledhatoj,
sa herë në vetmi
për mua ndjen nevojë;
Me diellin do të vij
ta shkrij akullin tënd,
sa herë ke mërzi
e ethet të kanë zënë;
Vij me dritën e hanës
udhët t’i ndriçoj,
sa herrë terri natës
n’shpirt të të pushtojë;
Si fllad kam me ardh
ta largoj kllapinë,
shtruar si dikur të dy
ta dehim krejt rakinë.


Do vij,
me ty do të jemë
ta tretim larg vetminë
leri dyert çelë,
n’shpirtin tënd bujtinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT