Friday, July 26, 2024
BallinaLajmeMehmeti: Nga viti 2005 kemi dyshuar se ka policë të Kosovës si...

Mehmeti: Nga viti 2005 kemi dyshuar se ka policë të Kosovës si spiunë të BIA-s

Ish-hetuesi në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka deputetë dhe se vazhdimisht në të kaluarën kanë dyshuar se ka policë të Kosovës që dyshohen si spiunë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA).

Sipas Mehmetit, dyshimet për spiunazh përfshinin edhe disa deputet nga minoritetet.

Mehmeti gjithashtu ka theksuar se deri në vitin 2006, kur ende nuk ekzistonte Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të gjithë policët e rinj u punësuan pa asnjë informacion paraprak nga Serbia.

“Nuk e kam asnjë dyshim që ka deputetë spiunë të BIA-s, bile ka pasur edhe nga minoritetet. Por ne kemi pasur vazhdimisht dyshime për policët tanë një grup i vogël ose polic të niveleve të profileve të ndryshme po flas prej kombësisë tonë. Kemi dyshuar që janë duke hutojnë për Rashkë, po flas për vitin 2005 – 2006 kur nuk kemi pasur as AKI. Të gjithë ata që janë punësuar në policinë e Kosovës nga gjenerata e parë deri në të 12-tën të gjithë kanë hyrë pa asnjë informacion nga Serbia, do të thotë nuk ka pasur ende kontakt deri në gjeneratën e 12-të,” ka deklaruar Mehmeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT