Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Se ti je...

Mimoza Eliona Osmani-Se ti je…

Se ti je…

Ti një yll i humbur tutje
Tutje- tutje nëpër qiell
Unë një lule në këputje
Kur me sy nuk të përcjellë…


Dhe pa pritur pa kuptuar
Teksa udhëton ndër qiej
Zemra ime nxjerr dy duar
Dhe dy sy kthyer sheje…


Të tërheq litarë i mallit
Buza puth gotën me verë
Thonë magjitë janë punë të djallit
Por u dashkan ndonjëherë…


Se ti je ëndrra e zgjuar
Sikurse muza ndër netë
Unë një flutur dashuruar
Me një yll zhdukur tek retë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT