Saturday, July 27, 2024
BallinaSportKombëtarja e Shqipërisë pritet në mënyrë fantastike “Kaiserau”

Kombëtarja e Shqipërisë pritet në mënyrë fantastike “Kaiserau”

Kombëtarja e Shqipërisë, të shtunën ka arritur në Gjermani, ku do të marr pjesë në Kampionatin Evropian i cili nis me 14 qershor.

Pasi ateruan në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt kampin bazë “SportCentrum Kaiserau”, ku do të qëndrojë gjatë Euro 2024.

Aty djelmoshat e kombëtares shqiptare u pritë në mënyrë fantastike nga tifozë të shumtë duke iu dhënë mbështetje të madhe.

Autoritet lokale të Kamenit kishin organizuar një ceremoni, ndërkohë të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë dhe familje të komunitetit shqiptar.

Shqipëria ndeshjen e parë e zhvillon me 15 qershor kundër Italisë, derisa do të luaj edhe ndaj Kroacisë me 19 qershor ndërsa me Spanjën luan ndeshjen e fundit me 24 qershor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT