Ditët e fundit, Fenerbahçe ka tentuar të thyejë ekuilibrat në futbollin turk duke njoftuar marrjen e Jose Mourinhos si trajner të ri.
“Special One”, i cili u largua nga Roma në janar, i shkarkuar nga klubi, ngjalli menjëherë emocione në skuadrën e Stambollit dhe nuk është rastësi që thashethemet më të ndryshme të transferimeve janë lëshuar që nga ardhja e tij në tokën turke.
Ndërkohë, Fener ka paraqitur, sipas detyrimeve të ligjit në fuqi në vend, kontratën në organet përkatëse, që përmban të gjithë hollësitë e operacionit.
Për Mourinhon, Fenerbahçe nuk kurseu asnjë shpenzim, duke i garantuar një kontratë 2-vjeçare në total prej 21 milionë eurosh, e cila e ndarë sipas sezonit do të thotë 10.5 milionë në vit.