Monday, October 7, 2024
BallinaLajme“Si guxon me m’i lypë paret, ky është shteti jem Serbia” –...

“Si guxon me m’i lypë paret, ky është shteti jem Serbia” – Serbi rrąh shqiptarin në lokalin e tij në veri, gjyqtarja e liron

Rastet e rrahjeve në mes të banorëve të etnisë shqiptare dhe asaj serbe në veri të vendit nuk janë edhe aq të rralla.

Një rrahje e tillë rëndë ka ndodhur të premtën e kësaj jave në orët e paraditës në një lokal në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, mëson “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se një serb 19 vjeçar ka sulmuar në lokalin e tij një shqiptar rreth të 50-ave, pasi shqiptari i kërkoi borxhin serbit.

“Mitropol” tutje mëson se serbi i drejtohet shqiptarit me fjalët “Si guxon me m’i lypë paret, ky është shteti jem Serbia, do të ta kalli lokalin krejt”, duke e kërcënuar për pasoja të mëtejshme.

Pas rastit, sulmuesi i etnisë serbe arrestohet nga Policia e Kosovës dhe rasti procedohet për në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Prokurori i rastit e cilëson rastin si “lëndim i lehtë trupor”, e ndalon atë për 48 orë dhe kërkon paraburgimin e serbit në afat prej 30 ditësh.

Por, brenda 48 orëve, gjyqtarja e rastit e liron sulmuesin në arrest shtëpiak.

Kujtojmë se rastet e dhunës në Veri të vendit kanë qenë të shpeshta përgjatë viteve të fundit./Mitropol/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT