Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-RRUGËVE TË JETËS

Xhemkadri Kastrati-RRUGËVE TË JETËS

RRUGËVE TË JETËS

Ka filluar anash t’më kalbet lundra
Tërë kohën në det më kaloi kjo jetë
Disa m’thonë: vitet janë veç numra
Si thoni ju, a janë pak shtatëdhjetë?


Lodhur nga rrugët e errëta e t’gjata
Sikur valë deti, e rrahur në shkëmb
S’dija ku më le dita e ku më ze nata
Plot shtatëdhjetë i shëtita n’këmbë!


Më kujtohet mirë kur isha si fëmijë
Bëja dhe punë të këqija se nuk dija
S’hidhëroheshin, m’quanin axhami
Qetësi gjeja veç n’mbrëmje kur flija.


Po u them drejt, si ëndërr më duket
Shpejt e kalova këtë shteg të gjatë
Nuk e kuptova pse e tëra t’zhduket
Pas një kohe t’më quajnë të ngratë?


Sot kanë filluar dhe veshët t’më lënë
Edhe syri im shpesh po m’tradhëton
Disa rite t’këqija frymën po ma zënë
Këto gjëra më herët nuk ishin zakon.


S’thonë kot, bota është gënjeshtër
Pak të jep, kthehet e t’merr shumë
Shpeshherë të mbanë si shënjestër
Të ngritë e më pas t’hudhë në lumë.


Dita është e gjatë, koha nuk kalohet
Që ta mbys kohën, fillova të shkruaj
Edhe pse ish vonë, filloi të errësohet
Nga kjo gënjeshtare dua diçka t’ruaj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT