Sunday, June 23, 2024
BallinaSportLiverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e...

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për yllin e Real Madridit, sipas raportimeve të fundit.

Pasi pak kohë më parë fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, ‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick në radhët e tyre.

Natyrisht, transferimet e këtyre dy lojtarëve kanë bërë që të krijohen shumë thashetheme për të ardhmen e Rodrygos, me sulmuesin i cili duket se do të jetë “i sakrifikuari” i Carlo Ancelottit dhe minutat e tij do të jenë të limituara.

Ani pse Rodrygo në disa raste ka insistuar se është i lumtur tek gjiganti i La Ligas, e përditshmja katalanase El Nacional ka raportuar se Liverpooli po mendon për një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej edhe Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli, është lidhur me një kalim tek Real Madridi gjatë muajve të fundit.

Rodrygo i cili ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar nëntë asistime në 51 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kartoni i tij vlerësohet rreth 170 mulionë ndërsa Real Madridi nuk do ta pranonte një ofertë më të vogël se 100 milionë euro.

Sidoqoftë, një marrëveshje huazimi mund të jetë formula e cila do të përdoret për këtë transferim, pasi presidenti Florentino Perez e ka identifikuar Alexander-Arnoldin si pasuesin ideal të Dani Carvajal./Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT