Friday, July 26, 2024
BallinaSportEkipi arab ia ofron një rrogë “marramendëse” Rudigerit

Ekipi arab ia ofron një rrogë “marramendëse” Rudigerit

Antonio Rudiger është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.

Futbollisti gjerman e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, me të cilin e fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

E tash, ofertat për ish-futbollistin e Chelseat nuk kanë të ndalur.

Sipas emisionit “El Chiringuito”, përfaqësuesi gjerman e ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite

Gjithnjë sipas këtij emisioni, klubi nga Pro Saudi League ia ka ofruar një rrogë marramendëse mbrojtësit prej 100 milionë eurosh për katër vjet.

Mbetet të shihet nëse Rudiger dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta apo t’i bashkohet ekipit të Cristiano Ronaldos, i cili synon të jetë i suksesshëm në ligën elitare saudite.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT