Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeBrenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë

Brenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në Qafë Morinës.

Ndryshe nga regjimi i lehtësuar pa kontrolle që aplikohet në Morinë, në Qafë Morinë autoritetet kufitare vijojnë ende me procedurat e verifikimit.

Në lidhje me këtë problematikë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se brenda kësaj jave edhe pikat e tjera të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar pa kontrolle.

Ndërkohë edhe banorët e gjithë zonës kufitare në mes të Shqipërisë dhe Kosovës që është rreth 30 kilometra do të lejohen të kalojnë lehtësisht në territoret e dy vendeve duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT