Saturday, July 27, 2024
BallinaSportMuhamet Hyseni i Llapit pritet të transferohet në Danimarkë

Muhamet Hyseni i Llapit pritet të transferohet në Danimarkë

Futbollisti Muhamet Hyseni, ka vendosur që të ndryshojë klub.

23 vjeçari do të transferohet në ligën elitare në Danimarkë, tek ekipi Horsens.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv drejtori i sportit i Llapit Mentor Zhdrella.

“Po, ka pasur dy opsione, por më e përshtatshme ka qenë ajo e ekipit Horsens. Vlera është diku mbi 700 mijë euro”, tha Zhdrella.

Muhamet Hyseni, është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Superligës me 26 gola, duke lënë pas Drilon Hazrollajn e Malishevës me 25 gola.

Hyseni përpos me Llapin, më parë në Kosovë ka luajtur edhe për Ferronikelin dhe Malishevën/ Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT