Paska kaluar edhe nata më e gjatë e vitit të brishtë
E stina e dimrit paska filluar edhe sipas kalendarit
Dhe nëse acari i natës do të sjellë ëndërr të trishtë
Me poezi të dashurisë do mbush çdo faqe të ditarit
Ndoshta do të jetë Dimër shumë i ashpër këtë herë
Por edhe nëse acari i natës më pëngon të ëndërroj
Dhe lumenjtë mbulohen nga akulli deri në Pranverë
Unë këtë Dimër në stinë të poezisë do ta shndërroj
Ndoshta stina do ketë mëshirë, Dimri do jetë i butë
Dhe aty këtu ka për të çelur ndonjë lule e hershme
Fjalët do t’i kërkoj në çdo cep zemre, në çdo skutë
Do të thur plot poezi për dashurinë e pashtershme