Monday, January 6, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha -Ëndrrat nuk ndalohen

Qazim Berisha -Ëndrrat nuk ndalohen

Jo ëndrrat nuk ndalohen
ato marrin udhë
kalojnë rrethoja me gjemba
arrijnë atje ku ëndrrojnë


Ëndrrat shekullore
askush nuk arriti t’i ndal
ato bashkë me shpresa
rrugën trasuan


As në kazamate
ëndërrat nuk u shuan
ato u rritën e u sforcuan
për një ditë krejt të bardhë


Me ëndrra në kokë
e me shpresa në gji
kaluam suferina
jemi sot të lirë këtu


Ëndrrat nuk ndalohen
as rrufet që djegin male
janë stoike sa vetë jeta
ato nuk mbyllen as me çelës titan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT