Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Lindita Prenga

Çaste poetike me poeten Lindita Prenga

Kam frikë se

toka ka përshpejtu rrotullimin

hana diellit më duket i ka zan vend.

Se ndryshe s’po ja jap dot shpjegimin

për stinët që ngaterrohen rend e pa rend.

Kam frike se:

Natyra ka ndryshu të tana ligjësitë

luftë po i shpallin përnjëheri Darvinit.

Ndoshta ndërruen ftyrën dhe perënditë

u lanë u shplanë me ujin e hinit

Kam frikë:

Për zbulimet e dikurshme të Mendeljevit

për gjithçka që kohës i ka lan peng.

Ndoshta po tham epokat shejtërohen njëherit

kur s’pyet për vete qa pritet për tjetërkënd

Kisha kohë që nuk kisha pa hanën

a soset a mos vallë mbushet përsëri.

Sinqerisht mu kujtuan kangët

ato që këndonim heshturazi në rini.

Mu kujtuan të bukurat shtojzovalle

laureshat melodia lahudina.

Për bes mu kujtuan zambakët

mbi shkrepa të shpërthyer ndër lëndina.

Aty mbi kodrën ku pret tmerrsisht era

sytë më mbërthyen vështrimin.

Mu duk sikur nga larg më përshëndete

mu duk sikur peshova fuqishëm durimin.

Aty në heshtje mbërthyer përjetë

ama çuditshëm më përtheve vështrimin.

Nisa ikonën pikturuar në fletë

pastaj e futa në gji nxitimthi.

Kishte kohë hana s’më kish dalë në kuvend

kish patur dhe ajo një rrugëtim të vështirë

Sonte të tre tok u mbërthyem përnjmend

mbarë o zot të na dalë për mirë.

Ti që plagën time gërvishte

për të disatën herë pa mëshirë.

Të dhuroj një tufë të madhe me trandafila

ti ruash si kujtim rrugëtimit në errësirë.

Mbi të o njeri që kurrë nuk e mësove

ndërtova kështjellën e bukur të vazhdimësisë.

Atë mbështjellë me bardhësi lule bore

atë që do shkruaj etapën e njerëzisë.

Rruga në të raftë në gjurmën time

mos u tundo o njeri vazhdo pa e parë.

Kryet mos e kthe as për të tënden hije

sepse gërshetohen vështrimet o njeri i mbarë.

Nga hiçi në hiç thoshte një fjalë moti

ishim do bëhemi të gjithë një ditë.

Dhëntë zoti mos të shkojë gjithë ky mund koti

sepse nuk na falin më duket as vetë perenditë.

Ti vetëm ti, në korrnizë të ndryshkun

prej alumini të lënë gjithë jetën në shi.

Ndrysho përbërësit në rreaksionin e mundur

produkti përfundimtar do kishte më rëndësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT