Sopranoja kosovare me renome ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka marrë pjesë në një shfaqje historike në teatrin e Cagliarit në Itali. Ajo do të performojë në shfaqjen “Ernani” e cila është pjesë e krijimtarisë së kompozitorit Giuzepe Verdi.
Kjo shfaqje po jepet pas gati 70 vjetësh në këtë teatër, dhe për këtë sopranoja shqiptare ndjehet mjaft e nderuar.
“Jam jashtëzakonisht e nderuar të debutoj rolin e mrekullueshëm të Elvirës në produksionin e ri të nënshkruar nga Davide Garattini Raimondi nën drejtimin e Maestro Giuseppe Finzi”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.
“Jam tejet e privilegjuar dhe e nderuar që më është besuar premiera e këtij produksioni dhe mezi po pres t’i jap jetë rolit të mrekullueshëm të Elviras”, shkroi Qerkezi.
Një njoftim të tillë në rrjete sociale e ka bërë edhe teatri i këtij qyteti, ku në fotot e publikuara shihet edhe sopranoja kosovare në rolin e Elvirës.
