Friday, March 14, 2025
BallinaLajmeE zbulojnë amerikanët, Kina po e armatosë Serbinë me sisteme të sofistikuara...

E zbulojnë amerikanët, Kina po e armatosë Serbinë me sisteme të sofistikuara kundër-ajrore

Aleati i Rusisë, Serbia, ka pranuar një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të fshehtë  këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë situatën e brishtë dhe paqen në rajon, transmeton Gazeta Metro.


Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe, shkruan AP.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi gjithsesi shpërndarjen e sistemit me rreze të mesme që u ra dakord në 2019, duke thënë të shtunën se ai do të paraqesë “krenarinë më të re” të ushtrisë serbe të martën ose të mërkurën.

Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë drejtpërdrejt mizoritë e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve kundërajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3. Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara. Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë.

Në Perëndim ka frikë se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë vendin ballkanik drejt një lufte tjetër, veçanërisht kundër ish-krahinës së saj të Kosovës që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore e bëjnë këtë./

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT