NË MALE TË LARTË KA JETË
Dëbora ka zbardhur kudo,
Nëpër male shpatet ka mbuluar.
Ahu, lisi, shtëpitë dykatëshe,
duken si kërpudha të vetmuara…
Në shkëmbinj akulli është formuar.
Në brendësi të shpellave janë strehuar,
zogjtë dhe kafshët e egra duke u dridhur,
Për t’u mbrojtur nga i ftohti i hidhur .
Brenda ka frymë, ka jetë, ka shpresë,
Ka embrione gjallesash që duan të jetojnë.
Në malin e lartë, mbuluar me dëborë,
dëgjohet cjapi, që tund këmborë.
Që lajmëron dhitë mos largohen nga tufa.
Ushqimi është përgatitur që pa aguar,
nga bariu që i mbledh pyllit me kosore,
Dëllinja, dushku dhe tagjia dimërore.
Se ujku grabitqar, tani është i uritur
Duhet vëmendje se ai i merr pa radhë
shuan dhitë dhe tufën e shkatërron,
Asgjë nuk ngelet në stan për më vonë.
Keci pret me etje nëna dhinë,
qumështin e gjirit të saj të pijë…
Prandaj bariu duron erën e ftohtë,
mbuluar me gunën e tij të ngrohtë.
Në borë, breshër i stërmunduar,
Ne stanin e malit qumështin mbledh,
Nga sëmundjet njerëzit për t’u shëruar,
me bagëtitë e zë gjumi me gunë mbuluar.
Se me qumështin e deles reumatizmi kurohet.
Dhe mushkëria e njeriut pastrohet…
Dhe me qumështin e dhisë,
Trupi rinovohet dhe forcohet.
Kudo ka jetë, nëpër male
Dhe shpresa e tyre është e madhe.
Kudo ka jetë, në fusha dhe në det,
Ku pasioni, ëndrrave u jep jetë.
NË MALE TË LARTË KA JETË
Dëbora ka zbardhur kudo,
Nëpër male shpatet ka mbuluar.
Ahu, lisi, shtëpitë dykatëshe,
duken si kërpudha të vetmuara…
Në shkëmbinj akulli është formuar.
Në brendësi të shpellave janë strehuar,
zogjtë dhe kafshët e egra duke u dridhur,
Për t’u mbrojtur nga i ftohti i hidhur .
Brenda ka frymë, ka jetë, ka shpresë,
Ka embrione gjallesash që duan të jetojnë.
Në malin e lartë, mbuluar me dëborë,
dëgjohet cjapi, që tund këmborë.
Që lajmëron dhitë mos largohen nga tufa.
Ushqimi është përgatitur që pa aguar,
nga bariu që i mbledh pyllit me kosore,
Dëllinja, dushku dhe tagjia dimërore.
Se ujku grabitqar, tani është i uritur
Duhet vëmendje se ai i merr pa radhë
shuan dhitë dhe tufën e shkatërron,
Asgjë nuk ngelet në stan për më vonë.
Keci pret me etje nëna dhinë,
qumështin e gjirit të saj të pijë…
Prandaj bariu duron erën e ftohtë,
mbuluar me gunën e tij të ngrohtë.
Në borë, breshër i stërmunduar,
Ne stanin e malit qumështin mbledh,
Nga sëmundjet njerëzit për t’u shëruar,
me bagëtitë e zë gjumi me gunë mbuluar.
Se me qumështin e deles reumatizmi kurohet.
Dhe mushkëria e njeriut pastrohet…
Dhe me qumështin e dhisë,
Trupi rinovohet dhe forcohet.
Kudo ka jetë, nëpër male
Dhe shpresa e tyre është e madhe.
Kudo ka jetë, në fusha dhe në det,
Ku pasioni, ëndrrave u jep jetë.
Autore ;Sheqere Sina Albania
