Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Këngë e pakënduar

Valbona Ahmeti-Këngë e pakënduar

Këngë e pakënduar
Nga bilbili i pranverës këngë e pakënduar
dekada brezash e pa ndëgjuar
ishe aromë e pa shijuar lulesh
tani dua me t’pa me duvak nusëruar


ishe rënduar me peshën e durimit
me dëshirat kalëruar si gjethet e vjeshtës
shpirti yt mes ëndrrash fluturuar
tani dua t’ruaj hënëz të buzëqeshur


stuhi me shekuj të kanë goditur
pranë detit të qetë ishe shpirt i trazuar
ngjyrave të ylberit ëndrrat tua kishin zënë vend
tani dua me të pa Diellë që flakëron anë e kënd


me shekuj ëndrra jote zjarr e ndezur
prushi i saj s’deshe të jetë tretur
Dardani Hyjneshë nga zoti e bekuar
tani dua të mbaj kopsht të lulëzuar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT