.”Nuk i gjeta qershite te mbjella dikur , as inicialet e emrit te saj ne trunguin e njome …..!!”…..Shume nostalgji kam, shume mall per Gjirokastren tone. Nuk harroj ato tre dite kur isha ne 50 vjetorin e matures 69-te…..Brodha ate mengjes rreth e rrotull pallatit tim te famshit nr.23, pastaj u dretjova tek kopshti i “Koto Hoxhit”. E mbaj mend sa pune e mund u desh qe te krijohej aq bukur. Me ato tarracat, me pemet e mbjella, me rrushin kudo ne tarraca. Me zarzavatet. Edhe patate mbillnim shume. Nje mirenjohje te vecante per te nderuarin Tole Angonin, e kisha “babane” e dyte Me ato hapat e medha nuk e ndiqja dot. Me xha Veipin e palodhur dhe teper i urte. Apo me kopshtin zoologjik me shpende cfare mrekullie, shqiponje, pula, kishim dhe dy pula te vecante me cafke ne koke ngjyre hiri me pika te bardha u thonim “Pula Indie”, lepujt qe cdo mengjes shkonim dhe u pastronim veshet dhe u hidhnim ushqim te fresket dhe u pastronim strehezen e tyreKembet me cuan aty tek vendi ku kisha mbjelle dy qershi ato dite. I kisha te vecanta. I shikoja shpesh dhe kujdesesha per to. Dhe ato lulezonin cdo dite moren shtat te bukur te drejte.Edhe kokrat e para i kam provuar. Biles ne dyqanin poshte pallatit tim kam cuar me doren time edhe dy arka me qershi te pjekura ku i shitem, tek Tulla Mendoja ato qershi ashtu cift kushedi kush djalosh i ka vendosur ne veshin e vajzes se tij te dashur dhe e ka puthur pasi ja kene hijeshuar me shume veshin ne vend te vathit.U afrova dhe ngriva asnje shenje nga qershite e mia te dashura. Sa me pikelloi ne zemer. U rrotullova rreth vetes, se mendova mos e kisha harruar vendin, jo isha ne rregull, nuk ishin i kishin zhdukur, ato krijesa aq te dashura per mua. Biles mbaj mend ne trungun e njeres ishin gdhendur inicialet e nje shoqes tone te hershme.As ato shenja nuk i gjeta.U trishtova shume, u ktheva dhe ashtu ne heshtje koke ulur u largova si nje i kthyer nga nje varrim. Ishte varrosur endrra e bukur e rinise se pare, ishin zhdukur simboli i atij emri te dashur per mua. Desha ti beja nje suprize te beje nje foto duke menduar se me siguri ato iniciale te emrit te saj do te qene rritur si gjoksi i nje femre ne lulezim……Por jo, dora e njeriut i kishte rrafshuar, por jo nuk mund ti mi fshije nga kujtesa jone U ula poshte ballkonit tim dhe ne heshje piva kafen e cila mu duke e hidhur farmak, Kishin varrosur nje pjese te jetes time…
