Meditim.
Aty ku mendimet i flisnin me zë.
Zë i lartë që dukej sikur çdokush po e dëgjonte.
Mundohej të qetësonte,çdo nerv e qelizë të trurit që po reagonte.
I lodhur nga pabesitë e padrejtësitë,
Kishte menduar se kjo ishte zgjedhja më e mirë.
Mendoi se do e qetësonte
Por jo,vetëm sa e shpërqëndronte,
Pasi çdo gjë truri po tregonte,
Po tregonte e argumentonte ato që kishin bërë që gjumi t’iu largonte.
Meditonte se qetësinë shpirtërore do të gjente.
Mediton çdo ditë në vetmi,për të parë a do kishte përmirësim.
Por kjo mbeti vetëm një teori,që ta provonte çdo njeri.
