FRYMË LULES I DHUROI
Shpirti u bë si flutur,
Në një lule qëndroi.
Në vazon e shtëpisë
ajër e ujë lules i dhuroi.
Frymën e vet dërgoi
Lules së zverdhur dritë i lëshoi.
Kërcellin i lëngëzoi
Dhe rrënjët i forcoi.
Kjo lule në shtëpi
me frymë shpirti rroi.
Pastaj vazon e shpërtheu
rrënjët në tokë lëshoi.
Këtë shpirt, Zoti e dërgoi,
Se toka kishte nevojë,
Që lulja në dhe’ të rrojë…
Zoti, gjithashtu dërgoi,
Frymën e shpëtimit në atë derë,
Për të larguar breshrin,
Për të sjellë pranverë…
Frymën këtij shpirti mori,
Dhe lulja më tej lulëzoi,
Shumë lule të tjera formoi,
Gjithë bahçen zbukuroi…
