Asht nji dritë
që e sheh veç i verbri
nji dritë e mbështjellun me terr
si poçe e lyer me të zezë
si bota kur bie në natën pus
pa yje,
pa han
të tan’
jan mshehun pas territ
veç i verbri e kqyr dritën
me prekje,
në zë sheh ngjyrat,
në heshtje sheh pikturat,
kopshtin e edenit
që askush nga ju
nuk e keni pa
në retinë
nuk ndizet drita,
por ndizet në shpirt
si agu i çdo dite…
