Ti do të mbetesh syve t’agimit
gishtërinjve të diellit
frymës së erës
në lëkurën time i qepur
me fillin e ndjenjës
Në tingullin e valsit të hënës
që vallëzon mbi degët e pemëve
në buzëqeshjen e yllit
që shndrin më shumë ,
sa herë hapi m’pengohet tunelit të errët
ti hap një shteg drite që rrjedh si lumë
Ti je kudo ku flladi shkel mbi lule
e drita e bardhë zbraz ibrikun me vesë
në harlisjen e buzëqeshjes së prillit,
krahëve të pritjes ,
që nuk dorëzohen pranverën ta presë.
