Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-PËR JU MI RE LAT E MIQËSISË TIME!!

Pirro Minella Millona-PËR JU MI RE LAT E MIQËSISË TIME!!

“Sa here dikush permend MI RE LA , instiktiivisht kthej koken andej nga vjen zeri…!!!”

…Kthim per ne Tirane. Sherbimi i rradhes kishte perfunduar. Ne tren kisha zene nje vend nga dritarja, kisha hapur nje liber qe e kisha blere, ne qytetin ku qendrova disa dite.

Ne Stacionin e Fierit hyne me vrullin e tyre rinor nje grup vajzash te reja, studente. Ishte sezion provimesh, qershor ne fillim te viteve 80. U ulen afer meje. Ngjitur me mua u ul nje vajze e re. Kishin bisedat e tyre, shqetesimi si do te dlinin ne provim. I pyeta se per cfare studionin. Ne kor me thane inxhinjeri ndertimi dhe me pak nota mburrje. Pak me tutje, pasi u fashit vrulli i pare, lashe leximin dhe hyra ne bisede me gocen e bukur:

-Si ju quajne?

-Mirela-u pergjigj thjesht ajo.

Une ja ktheva :

-MI RE LA, pra tre nota muzikore, shume mire.

Ajo mbeti per nje cast. Me pa dhe me sinqeritetin e nje femije dhe mu pergjigj:

-Faleminderit, deri me sot asnje nuk mi ka ndare rrokjet kaq bukur, nuk e di, por vertet me erdhi mire.

Uli koken ne dispencen, qe kishte para syve.

Ndersa une veshtroja ne heshtje kurmin e saj.

Ne profil dukej edhe me e bukur, hunda e rregullt pak me maje, floket geshtenje te gjata, kur perkulej i mbulonin ate fytyre te paster te vogel, me mollezat pak te ngritura, me buzet e vogla, por si qershi te pjekura ne emnbelsiren me te arrire. Fustani i lehte ngjyre te celur i tregonin me ne pah linjat e nje trupi te rregullt, me supe te vogla, te lakuara bukur dhe ajo qafe e holle. Gjoksi teper i bukur, i rregullt, i plote,ne shperthimin e plote te moshes.

Ishte nje lule teper e bukur, gonxhe celur..

Udhetimi vazhdonte, biseda kalonte sa ne nje teme ne tjetren.

Artitem ne stacionine Tiranes. Kur u ngrit per tu larguar me shoqet Mirela kthehu koken, me pershendeti me doren e vogel.

-Mire u pafshim MI RE LA !

Ajo buzeqeshi per here te fundit dhe silueta e saj u zhduk ne rremujen e njerezve, qe shpejtonin te dilnin nga stacioni.

…E kam kerkuar mos valle i ndesh syte e saj, ata sy te bukur te zinj si ullinj. Kam shpresuar mos valle e takoja ne sheshet e ndertimit , ne stacionet e trenit, ne lokalet e Fierit, por ishte zhdukur.

Vetem era me sillte tingujt e notave muziokore MI RE LA, por edhe era here pas here mi ngaterronte RE MI LA, ose LA MI RE….

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT