MENDIMI
Si drerë të trembur
Në pyllin e errët nga nata
Vrapojnë mendimet e tua
Në sytë akuarium i qelqtë
Siluhetat e tyre fshihen qerpikëve.
Si ta lexoj mendimin?
Humba në mjegullën e tij
Por vrapin se ndaloj
Në pyllin e mendimeve të tua…
Dita sapo agoi.
