Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-VERË NË PRISHTINË

Hyrije Jusufi-VERË NË PRISHTINË

VERË NË PRISHTINË

Dje këmbët nuk me ecnin trotuareve gri
E bëra për kafe deri te kurrizi honepsur
Përbri shtëpisë kërkova ndihmë nga mjeku
Diagnozë “urgjencë” mbi shpinë me vete
A të besoj a të hedh shportash letër grisur


Në dhomën time kafshim buzësh sakatuar në mendime
Të ikë nga vatër, e bukur shqipja ime me stre hi djegur
T’u besoj të huajve larg atje, ku toka nën këmbë më tret
Ku nuk frymoj kurrë siç dua në ajrin që thith si vreri
Po pse më dhemb mbarimi yt kaq i prekur kaq i trishtë


O vendi im
mjerim që të gërryen si krimbi drurin e fjetur
Dalëngadalë shkollë e spital loti më pikon faqes pikëllimi
Shkruhem me mikun në humnerën që gëlltit shpirtin tim
Në cilën faqe të librit të prehem si fletë e vyshkur vjeshte
Kush nesër do të bartë këtë faj
Mbi atdheun e braktisur zogjsh

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT