Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritKol Kodra-FLAUTI I DASHURISË

Kol Kodra-FLAUTI I DASHURISË

FLAUTI I DASHURISË

Me flaut, porsi Laveri…
Ulur ndan një trotuari,
I bien mu ku lulja çeli
M’ato tingëllima malli.


Pa të çasën, vallëzojnë,
I shijo nga jep muzikë,
Krikël akull të ofrojnë!
Dhe pse mosha të ka ik.


Rrotull teje ca lauresha
Syrin të ta kan stervit,
Diersa të doli mbi tesha
Ndërsa dufi, në zenit!


Buza jote nën musteçe
Po frymon si djalë i ri!
Aq i ngrohe sa i ç’veshe
Nimfa, grerëza e perri!


Mirë ia bën se vajti jeta
Gjër në fund mos i lësho,
Ëndrrat tua të vërteta!
Ledh e puth e dashuro.


Siç din ti, or plak çefli!
M’at zanatin- marifet…
Se do thonë, pa ishte ai
Kont e Dukë e Mbret!


Edhe fundin prit me gaz
Me kupë, zemër e vjoli,
Që të thot mina më pas
Ishte div dhe n’dashuri!


Malli kur të ti këndellë!
Çefli, vijnë aty ku prehe,
Lule kan për të të sjellë
Bukuroshet që ti dehe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT