Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritArmela Drapi-Koha s’mundet pas me u kthy

Armela Drapi-Koha s’mundet pas me u kthy

Koha s’mundet pas me u kthy

Sot… lëviza qerpikët, për ty!
Hodha hapin e djathtë, qerpikët nisa me i ly
Dje… kisha mall, për ty!
Se binda veten se koha s’mundet pas me u kthy.

Tani jam përballë, atje…
Ku më the se jam më e mirë se dje
Bisedova njësoj, pa lëvizur asnjë presje
Mu duk se gjeta prehje!

Pas një sekondi, të buzëqesha me sy!
Dhe vendosa, para të ecë, pa u kthy
Aprovimin dha truri e zemra, të dy
E tashmja refuzoi, me të kaluarën, me u përly!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT