Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritKam ftohtë- Valbona Kolaveri

Kam ftohtë- Valbona Kolaveri

Kam ftohtë

Dardhat e ëmbëlsuan korrikun
nën hije bën vapë

Ditët po piken si kumbullat
në oborr kokërr për kokërr
të lodhura nga zhegu i zjarrtë

Netët
thashethemnajë grash
cila dashuri e ka radhen sot?

Unë
mbaj frymën nën brinjë
hedh shpatullash korrikun
kam ftohtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT