BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Një botë më të mirë

Rajmonda Qose Shkopi-Një botë më të mirë

Një botë më të mirë

Botën mbaj në duar më kot,
U lodha, shumë rëndon,
Doja ta rregulloja paksa,
Të kishte tjetër pamje e formë.


Por nuk më la zgjidhje tjetër,
Ajo bën me kokën e vet,
E kush jam unë tek e fundit,
S’jam perandor, aq më pak mbret.


Jam veçse një vargëshkruese,
As poete nuk jam kurrësesi,
Thjesht një botë më të mirë dua,
Për emërues të ketë fjalën DASHURI

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT