ART
Libër e mendoj unë veten,
Ku ti më prek me gishta lehtë,
Një libër që kurrë nuk tretet,
Dhe ti shenjon përmbi çdo fletë.
Përherë e mendoj veten telajo
Ku ti më ngjyen me gishtërinj,
Të duhen shumë, shumë ylberë,
Për çdo lule që në shpirt më ndrin!
Po nëse bëhem pentagram,
Me ç’çelës Sol do t’më hapësh ti?
Mbyll veshët, Uliks, sirenë unë jam,
Nuk pëshpëris, jam simfoni!
