BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Pranverë në sytë e dashurisë

Armenida Qyqja-Pranverë në sytë e dashurisë

Jetoj për sytë që harenë m’i veshin fytyrës,
Dhe shiun kthejnë në melodi,
Pikë… pikë… mbi partiturën e zemrës,
Mbi mua dhe botën derdhin dashuri…

Lagështin e trishtë harrojnë mëngjeset,
Bekimin përcjellin përshëndetjet përsëri,
Në ylberin që sytë e dashuruar ndezin,
Pranverën e saj gjen përtej grisë çdo ditë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT