DIELLI DHE HËNA
bujar dielli sot u tregua
i kaloi xhelozia me pak përkëdhelje,
e la hënën të më ndriçojë mua
dhe shpejt në takim do të dal.
E moj hënë, e bukura hënë,
pse diellin në xhelozi e ke venë
mos vallë ngrohtësinë nuk ta dha
apo ndonjë fjalë veshit dikush tha.
Se edhe unë për dritën të dua.
Shkëlqimi yt udhën më ndriçon.
Përkëdhela diellin të të lërë me mua
shoqëria jote në këtë rrugë më shijon.
Mos u bëj kopile, si vajzë e përdalë,
që fytyrën ta tregon, s’ta tregon…
se edhe për ty kanë dalë ca fjalë,
shpesh zhdukesh, e fytyrën zvogëlon.
Njerëzit s’kanë punë tjetër, veç merren me fjalë,
flasin dhe për ty, je vajzë e përdalë
mos hyfsh në gojë të tyre…..
s’lënë gjë pa të sharë, s’kanë ngjyrë fytyre
Dielli në dasmë gjithë yjet t’i solli
arushën e madhe ta bëri karrocë.
Lulet më të bukura nga toka i mblodhi.
ta zbukuroi jetën ty mori zoçkë.
Mendohu mirë, mos mbaj mëri.
Si dielli s’ka, ai ta jep shkëlqimin,
për këtë të lutem,mendohu dhe ti,
e ktheja diellit t’i prapë gëzimin.
Diell e hënë të dashuruar janë
e vazhdojnë jetën në përjetësi.
Kur janë të zënë ndonjë punë kanë…
Mungon hëna, të dale në gjithësi.
