Nuk kam folur keq për njerëzit prej një kohe të gjatë. Jo sepse ata e meritojnë gjithmonë heshtjen time, por sepse unë nuk dua të ushqej atë pjesë të vetes që lodhet duke giykuar.
Dikur mendoja se të flisje për të tjerët ishte një mënyrë për të vendosur drejtësi. Sot e di, shpesh është vetëm një mënyrë për të shmangur veten.
Sepse e vërteta është e pakëndshme, në shumë nga gjërat që na irritojnë te të tjerët, fshihet diçka që në një rrethanë tjetër, mund të ishte edhe e jona. Jeta nuk pyet për krenarinë tonë; ajo na vendos përballë versioneve të ndryshme të vetes, dhe na mëson të kuptojmë para se të giykojmë.
Shpesh gjykimi më eshtë dukur si një shpërqêndrim elegant nga puna më e vështirë: përballja me vetveten.
Prandaj zgjodha të hesht… jo si dobësi, por si zgjedhje. Jo si lëshim për të tjerët, por si respekt për veten.
Koha nuk është thjesht para siq thonë. Koha është jetë. Dhe jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar duke analizuar gabimet e të tjerëve, ndërkohë që harrojmë të ndërtojmë diçka tonën.
Kur diçka nuk më pëlqen, nuk ndalem ta luftoj. E tejkaloj. Bëj diçka që e dua më shumë, me më shumë përkushtim, me më shumë shpirt. Kjo është “hakmarrja” ime, të mos lejoj që e keqja të më ndryshojë drejtimin.
Në fund të fundit, ajo që na përcakton, nuk është se çfarë themi për të tjerët. Është ajo se çfarë ndërtojmë brenda vetes, në heshtje, larg zhurmës sẽ botës.
Dhe kur më vjen dëshira t’i tregoj dikujt “vendin e vet”, i kujtoj vetes diçka të thjeshtë:
Jeta ime është mesazhi im.
Dhe unë dua që ai mesazh të mos jetë kurrë i mbushur me hidhërim.
