DASHURIA, TË JEP KRAH,
PËR TË FLUTURUAR.
Më shau një mike, me soj dhe me fis,
Se n’vargje ka fjalë turpi, gji dhe sisë.
-Të vijë rënd më tha, nuk qenke as i ri,
I martuar, shkruan vargje për dashuri.
-Sikur nuk ke grua në shtëpinë tënde,
Për gra të tjera, të rri e shkreta mëndje,
-Paske qenë i djegur, shumë o derëzi,
S’paske parë femra, kur ke qenë i ri.
-Të kuptoj, më tha, se çfarë ti kërkon,
Me vargjet e tua, ti burrat po i tërbon,
-Ndërsa për gratë, që pa mënd janë,
Kërkojnë burra, se të tyret, nuk kanë.
Më shau e më shau, çfarë s’më tha,
T’ia shpjegoja me fjalë, më nuk më la.
E mbylli menjëherë, më bllokoi pastaj,
Më erdhi pak keq, për atë sjellje të saj.
-Se paske lexuar Çajupin, ti moj mike,
Vargjet e poezisë së famëshme erotike,
Me fjalë turpi, Çajupi e ka shkruar vetë,
” Kënga e kandarit ” për dashuri ajo flet.
Ah, ti moj mike, se kupton mirë poezinë,
Se poeti kur shkruan, përdorë fantazinë,
Ato që shkruan, si kanë ndodhur poetit,
Por fantazia e tij, ngre dallgët si të detit,
Se për dashurinë, shpirtin do të shkrij,
Ai shkruan për rininë, jo për veten e tij.
Për bukurinë, që nuk ka metër ta masi
Për dashurinë që shpirtin mund ta plasi,
Për femërën e bukur, që merak të ngel,
Që të le pa gjumë dhe në ëndërr të del.
Për trupin e saj, si një lastar hardhije,
Me frutet të pjekura, si kokrra qershie,
Me ato naze që ka, kur ecën mbi taka,
Kur e tund belin, i tunden vithet prapa,
Se femra është jeta, pa të s’do të kish,
Një botë si shkretëtirë, pa lule do të ish.
Bukuria femërore, vallë ç’mund të ketë,?
Ka mjaltin si të bletës, në buzë të ngjitet,
I lëpinë buzët, më shumë etjen ta shton,
Për ta shuar të shkretën, burimin kërkon.
Burimin, që shpirtin e ngrirë ta shkrinë,
Është si vullkan, thellë në një luginë.
Është aromë lulesh, që të deh si verë,
Që nuk ngopesh kurrë, kërkon përherë.
Në buzën e femrës, buzën pak të vije,
Edhe helm të ishte, duke vdekur e pije,
Se ajo të shëron, dhe i vdekur po të jesh,
Të pish pak nga gjiri, si qëngj do të flesh.
Poeti, shkruan me mall për dashurinë,
Ka çelsin si mjeshtër, të përdorë magjinë.
Ndërsa malli, kur i vjen, i vjen si stuhi,
E bënë që të shkruaj si një djalosh të ri,
Shkruan, për trupin e xhveshur femëror,
E ndjenë ai vetë, sikur e prek me dorë,
Eh, moj mike, është si aromë dashuria,
Që ndjehet kur vjen, dhe të deh si rakia.
Kjo dehje është e fort, lehtë nuk të del,
Nga dashuria, janë vrarë shumë në duel.
Edhe Pushkini i madh, në gjoks e merr,
Plagën e vdekjes, në një duel për nder.
Prandaj do të mbetet, temë e preferuar,
Se dashuria të jep krah, për të fluturuar.
Poetët do të mbeten, dashnor në poezi,
Se në vargjet e tyre, ka mall dhe dashuri.
