Drejtkëndësh më bëhet se jam
tek i rrotullohem vetes
cilindër pa fund e krye
janë mendimet e mija
Koka ndarë në dy gjysmërrathë
qē endet në dy gjysmē botë
Herë mē bëhet
se jam peshk i vogël
në oqean
që s’di cilën rrymë të ndjekë
kam frikē
mos më hanë peshkaqenët
Kur dal nē sipërfaqe
më duket se ka shtrirē dorēn
njē cikllop i stërmadh
dhe ai t’mē kapë
Qafēn kon
e shtrēmbëruan demonēt
ta rrotullojnē
ta këpusin
e mē pas ta hanë
As majtas as djathtas
nuk mundet mē të shohë
është mpirë
Kam njē sy tē madh
në ballē
i fshehur pas rrudhave
Heton mijēra shumkëmbësha
qē marshojnë
tek parakalojnē
triumfatorë
U ruhem mos mos t’më kapin
janë mbytēse
O Zot
kokēn paskam vënë mbi gurë
tē fle
ēndrrēs së keqe
Po pres dhe një ëndērr
në tjetër gjysmēbotë
tē patjetërsuar
duke mos iu falur kotësisë
e mos t’mē hajē…
V.Kolaveri
