Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritTë çmëndur -Valbona Kolaveri

Të çmëndur -Valbona Kolaveri

Isha dy hapa larg
tē çmëndem
e su çmënda

Janë dy hapa larg
të më çmëndin
të çmëndurit
e nuk më çmëndin

Se çmëndjet
kanë filluar tē çmënden
me mua

Të çmëndur
flijeni mëndjen
nē çmëndurinë tuaj
tē marrē

Se çmëndjet e mija fatlume
janë moskokēçarjet

Hijeve të tyre
si të çmëndur
ju do iu viheni pas

E këndojuni gjer nē vdekje
pangopësisē maniake
të vetvetes
atje
në zullumin e çmëndjes
sē çmëndurisë suaj
të çmendur..

V.Kolaveri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT