Ngarend ngadalë
Rruga bosh…
fati herë mi ka larë shputat
në marri si një Mari Magdalenë,
herë si koks
mi ka djegur degët e frutat,
ma ka brejtur trurin në migrenë.
E rruga bosh!…
Gishtërinjtë e mi shkelin në gërxhe,
gjarpërojnë ndër çengela, leqe, grepa,
gjoks krekos
mbi të miat kocka, brinjë, e këllqe,
në çdo rrugë veç ngadhënjim vërejta.
