Cristiano Ronaldo, ndonëse refuzohej nga ekipet evropiane, pati disa oferta të majme për të luajtur jashtë kontinentit të vjetër.
Sipas asaj që bën të ditur CNN Portugal, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” hodhi poshtë një ofertë prej 243 milionë euro për dy vite nga Al-Hilal i Arabisë Saudite këtë verë.
Në bazë të kësaj page të propozuar, lojtari do të fitonte hiç më pak se 2.8 milionë euro në javë.
Gjithsesi, ish-lojtari më i mirë në botë mendon se mund të japë akoma kontributin e tij në Evropë.
