Edhe sot,
Rrezet e diellit ndriçuan tokën,
Çuditërisht,
Këtë tokë të përçudnuar mjerisht,
Në këtë tokë
Banesë të çuditshme
Që strehon qenie nga më të përkryera,
Por dhe qenie të përbindshme.
Edhe sot,
Shiu e njomi tokën bujarisht,
Këtë tokë zhuritur
Marrëzish njerëzore,
Këtë dhe thërmuar brutalisht.
Këtë planet,
shtëpinë tonë shekullore,
tjetërsuar,
planesh,veprash mizore.
Edhe sot
lindi një ditë e re,
e hapi qiellin me dritën paqësore,
dhe pse lajmet ogurzeza
e nxijnë anë më anë,
paralajmërime
për errësirë botërore.
Edhe sot,
jeta vazhdon mbi tokë,
si normalisht,
dhe pse shkatërruar
luftërash,tërmetesh,
kjo tokë,
qëndresë e pashembullt
stoikisht,
kjo tokë mbijetuar
sprovash mbinjerëzore
mizorisht.
