Sheila Haxhiraj është këngëtarja e njohur, e cila pati një rikthim në tregun muzikor pas daljes së saj nga “Big brother Albania”.
Në fakt shumë nga ju mbase e kishit harruar Sheilën dhe ishte “Big brother” ajo që ua riktheu në vëmendje. Gjithsesi, para se të tregojmë postimin e saj të fundit iu sjellim në vëmendje një bio të shkurtër mbi karrierën e Sheilës, para se të ishte aq e famshme sa sot.
Sheila Haxhiraj, ka lindur më 20 nëntor 1993 në Tiranë. Në moshën 18-vjeçare ajo fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në “TV Klan”, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers”, por që atëherë ajo nuk bëri më ndonjë bujë në tregun muzikor.
Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, te “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “Fluturim Pasioni” në moshën 16-vjeçare.
Po ashtu për nostalgjikët e filmave, Sheila ka qenë edhe aktore në filmin “FLUTURIM PASIONI” nga Arjan Culiqi.


Aso kohe Sheila ishte një adoleshente mjaft popullore dhe brezi i saj e njihte, por më vonë ajo pati një shkëputje disavjeçare nga skena. Tani ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe së fundmi ka postuar disa foto nga një vaskë me ujë, ku shfaqet nudo. Pak ndryshe nga sa e pamë Sheilën brenda “BBV”, ku ruajti profilin e saj goxha serioz, por me sa duket fama e ka ndikuar pak, për të eksploruar edhe në fushën e fotografisë.


