Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj
Sinjali mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.
Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.