Kudo që të jesh,
vetë shqip shqipëro,
se vetëm kështu
edhe Zotat të kuptojnë.
Edhe nëse në pyll je,
shqip, edhe me veten fol,
se kështu, në gjuhën tënde,
edhe zogjtë të kuptojnë.
Mos e harro gjuhën e nënës,
mos e lër kurrë në harresë,
se ajo është rrënja jote,
është krenaria e brezave.
Shqip fol në gëzim e dhimbje,
shqip këndo, shqip mendo,
se gjuhën që të fali nëna,
me dashuri gjithmonë ruaje!
Shqipja është zëri yt,
është identiteti yt!.
